Putin nuk e gjykon vendimin e Trumpit

Putin tha se nuk duhet bëhet zhurmë, por duhet krijuar kushtet për punë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka komentuar të premten vendimin e homologut të tij amerikan për daljen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit, duke thënë se Donald Trump ndoshta nuk është dashur ta bëjë këtë duke pasur parasysh karakterin e strukturës së këtij dokumenti.

“Nuk dua ta gjykoj Trump. Ndoshta nuk është dashur ta bëjë këtë, pasi bëhet fjalë për dokument strukturor. Por, çfarë është thënë, është thënë dhe tash duhet shikuar tutje. Nuk e kam lexuar njoftimin e Trump, por me sa po kuptoj ai ka thënë se dëshiron që serish ta shqyrtojë atë marrëveshje. Mendoj se nuk duhet bërë zhurmë, por duhet krijuar kushtet për punë”, tha Putin në forumin në Sent Peterburg.

Back to top button