Putin nuk është gati për t’i dhënë fund luftës, thotë zyrtari francez

Presidenti i Francës, Macron i kërkoi Putinit për armëpushim gjatë një telefonate Putinit, Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Schulz. Por një zyrtar i presidencës franceze, i cituar nga Reuters, thotë se Putin nuk dukej gati për t’i dhënë fund luftës.

Dy liderët e Evropës Perëndimore përsëritën gjithashtu thirrjen për një armëpushim si kusht për negociata të plota.

Presidenca franceze akuzoi gjithashtu Putinin për “gënjeshtra” pasi tha se ushtarët ukrainas ishin përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut, raporton AFP./21Media

Back to top button