Kaloni te përmbajtja kryesore

Putin përsërit kushtet për përfundimin e luftës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka përsëritur kushtet e tij për përfundimin e siç e quan “operacionit ushtarak” në Ukrainë.
Qeveria në Kiev duhet të njohë “republikat popullore” të Luhanskut dhe Donetskut dhe sovranitetin e Rusisë mbi gadishullin e Detit të Zi të Krimesë, ka njoftuar Kremlini, raporton n-tv
Përveç kësaj, Ukraina duhet të çmilitarizohet dhe t’i jepet një status neutral, sipas një deklarate në një telefonatë midis Putinit dhe presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Kjo ishte deklarata e parë e këtij lloji pasi përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi të hënën negociuan për t’i dhënë fund luftës.
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button