Tentoi të vidhte në një bankomat, kapet 38-vjeçari

Një 38 vjeçar u arrestua sot në Kuçove, pasi tentoi të vidhte një shumë parash në një bankomat.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas informacionit se një shtetas kishte tentuar të vidhte me thyerje në bankomatin e filialit të një banke në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, organizuan punën dhe si rezultat bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.(E).Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë.”, informoi Policia e Shtetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”./21Media

Back to top button