Rusia po lë pas dy vite recesioni

Rusia po lë pas dy vite recesioni

Ekonomia ruse po hyn në një fazë të re të rritjes ekonomike që tashmë duhet të përforcohet me masa që favorizojnë investimet, deklaroi sot Vladimir Putin, në prani të biznesmenëve rusë dhe të huaj.

“Rusia është e hapur për bashkëpunim, për realizimin e projekteve të përbashkëta në favor të gjithëve”, deklaroi presidenti rus në një fjalim gjatë Forumit ekonomik në Shën Petërburg, duke siguruar se ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi.

Rusia po lë pas dy vite recesioni shkak i rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve të parashtruara nga Perëndimi që lidhen me krizën ukrainase.