Putin: SHBA synon shkatërrimin e Rusisë

Seria e intervistave me regjisorin Oliver Stone

Në vazhdën e intervistave me regjisorin e njohur Oliver Stone, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Moska zyrtare nuk mund të përshëndet deklaratat e Pentagonit se Rusia paraqet kërcënimin kryesor për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai më tutje shtoi se strategjia kryesore e amerikanëve është shkatërrimi i ekonomisë ruse dhe përmbysja e kreut aktual në Moskë, që Rusia të bëhet pastaj partnere dhe ti merret arsenali i saj bërthamor.

Presidenti rus më tutje propozoi që Uashingtoni dhe Moska të ndërtojnë marrëdhënie të barabarta dhe të mos shpenzojnë me miliarda dollarë në fushën e mbrojtjes.

Putin më tutje shkoi edhe një hap më larg, duke theksuar se Uashingtoni është fajtor për formimin e organizatës terroriste, Al Kaida.

Ai me këtë rast tha se Al Kaida nuk është rezultat i aktiviteteve ruse, por rezultat i amerikanëve, të cilët sipas tij kanë krijuar vetë Osama Bin Ladenin dhe Al Kaidën.

Stone gjatë dy viteve të kaluara ka xhiruar një seri të bisedave me Putinin, të cilat duke filluar që nga e hëna, do të transmetohen për katër ditë me radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button