Kanosë kandidaten të tërhiqet nga gara për deputete

Është ngritur aktakuzë ndaj një personi në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit M.M. për vepër penale “Kanosja e kandidatit”. Sipas aktakuzës, i pandehuri M.M., më 30.05.2017 në Brestovik të Pejës, ka kanosur të dëmtuarën S.M., që të tërheq kandidaturën e saj si kandidate për deputete në kuadër të partisë SLS në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës të 11 qershorit 2017, në të kundërtën do të largohet nga vendi i punës ku ajo punon.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale për cilën ngarkohet dhe ta dënojë sipas ligjit.

Back to top button