Putin shpreson se talibanët do të jenë ‘të civilizuar’

Presidenti i Rusisë  Vladimir Putin, shpreson që talibanët do të sillen në mënyrë “civilizuar” në Afganistan, aq sa komuniteti global të mbajë lidhje diplomatike me Kabulin.

Ai tha se Rusia nuk është e interesuar në shpërbërjen e Afganistanit.
“Nëse kjo ndodh, nuk do të ketë asnjë me të cilin të flitet. “Sa më shpejt që Talibanët të hyjnë në familjen e popujve të civilizuar, aq më e thjeshtë do të jetë për të kontaktuar, komunikuar, pyetur apo influencuar”, tha Putin.

 Ndryshe, kur kanë mbetur më pak se tre javë deri në zgjedhjet e përgjithshme në Rusi, popullariteti i presidentit aktual Vladimir Putin ka rënë.
Kështu thuhet në sondazhin më të ri të Qendrës së Pavarur ruse “Levada Center”, duke shtuar se është rezultati më i keq që nga muaji maj i vitit të kaluar.
Sipas “Levada Center“, përkrahja e Putinit në gusht ka rënë në 61 për qind kundrejt 66 për qind që ishte në muajin qershor.
Back to top button