Putin thotë se 318 mijë rusë u mobilizuan për luftë

Rusia ka mobilizuar 18 mijë ushtarë më shumë se objektivi prej 300 mijë, për të luftuar në Ukrainë, tha të premten presidenti Vladmir Putin.
“Që nga nxjerrja e një dekreti në fund të muajit shtator për të forcuar ushtrinë e Moskës, 318 mijë burra janë mobilizuar në Rusi dhe 49 mijë prej tyre janë tashmë në zonën e luftimit duke luftuar”, tha Putin.
Ai vlerësoi një “fluks vullnetarësh” që u ngritën për të luftuar.
“Ne kemi tashmë 318 mijë. Pse? Sepse vullnetarët po vijnë. Numri i vullnetarëve nuk po zvogëlohet”, u tha Putin gazetarëve dhe vullnetarëve jashtë mureve të Kremlinit.
Javën e kaluar, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu i raportoi Putinit se qëllimi i mobilizimit prej 300 mijë rekrutësh është arritur dhe se drafti i mobilizimit ka përfunduar./21Media

Back to top button