Putin thotë se ka zhvillime pozitive në bisedimet Rusi-Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka pasur zhvillime pozitive në negociatat në vazhdim midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas.
“Ka disa ndryshime pozitive atje, pasi negociatorët nga ana jonë më kanë informuar”, i ka thënë Putin udhëheqësit bjellorus Alexander Lukashenko, në një takim në Moskë, raporton BBC
Ka pasur tre raunde negociatash midis ekipeve negociuese të dy palëve në kufirin Ukrainë-Bjellorusi dhe të enjten ministrat e jashtëm ukrainas dhe rus u takuan për bisedime në Turqi.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete nga bisedimet, përcjellë rtv21.tv
Putin ka trajtuar gjithashtu çështjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke sugjeruar se ato mund të kenë një efekt pozitiv në vend.
“Këto janë kohë mundësish për të ecur drejt forcimit të sovranitetit tonë ekonomik dhe teknologjik”, ka thënë presidenti rus./21Media

Back to top button