Putin urdhëroi bllokimin e fabrikës së çelikut Azovstal
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij të ndalonin sulmin ndaj fabrikës së çelikut Azovstal.
Është vendi ku po qëndrojnë luftëtarët e fundit ukrainas të Mariupolit.
Në vend të kësaj, presidenti rus urdhëroi ushtarët e tij të bllokojnë zonën industriale, në mënyrë që “as një mizë të mos mund të shpëtojë”.
Ai përgëzoi ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu për marrjen e kontrollit të Mariupolit, pavarësisht se luftëtarët vazhdojnë të rezistojnë kundër një sulmi javor rus që ka lënë të shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit, shkruan BBC./21Media