Putin urdhëron mobilizim të pjesshëm ushtarak

Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të ditur se ka nënshkruar një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi.
Presidenti rus tha se është e nevojshme të merret një vendim urgjent për të mbrojtur njerëzit në “tokat e çliruara”, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv
“Kjo është arsyeja pse i kërkova ministrisë së mbrojtjes të pranojë mobilizimin e pjesshëm,” deklaroi ai.
Putin tha se të gjithë qytetarët që do të mobilizohen do të kenë status të plotë të forcave të armatosura.
Një ditë më herët, rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore dhe jugore shpallën planet për të mbajtur referendume për bashkim me Rusinë./21Media

Back to top button