“Putini bombardon varret e Holokaustit”
Eksperti i Evropës Lindore, Sergei Sumlenny sot deklaroi se raketat ruse në kullën televizive të Kievit dëmtuan gjithashtu memorialin e Holokaustit “Babyn Yar”.
Memoriali i një prej masakrave më të mëdha të hebrenjve nga nazistët është pranë kullës televizive të Kievit, e cila u godit nga dy bomba pasdite.
“Putini bombardon varret e Holokaustit”, shkroi ish-kreu i Fondacionit Heinrich Böll në Kiev.
Presidenti rus e justifikoi sulmin e tij ndaj Ukrainës me një gjoja “denazifikim” që duhej të kryente në Ukrainë./21Media
