Putini do të ketë më shumë NATO, jo më pak, tha Johnson

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u mbledhën në Madrid për samitin dy ditor.

Duke folur për mediat jashtë vendit të ngjarjes, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se nëse presidenti rus Putin shpreson për “më pak NATO”, atëherë ai e ka gabim.

“Ai ka tash më shumë NATO. Ne kemi dy anëtarë të rinj që vijnë, Finlanda dhe Suedia, një hap i madh përpara për aleancën tonë.”, tha Johnson. 

Johnson u shpreh se samiti i sotëm do të diskutojë se çfarë mund të bëhet më shumë për të mbështetur Ukrainën dhe çfarë mësimesh mund të mësohen nga muajt e fundit.

Diskutimet do të fokusohen gjithashtu në “rishikimin e qëndrimit të NATO-s në krahun e saj lindor”, shtoi ai, shkruan BBC./21Media

Back to top button