Putini i tha Macronit se mbrojtësit e Mariupolit duhet të dorëzojnë armët

Rusia këmbëngul se “militantët” duhet të dorëzojnë armët e tyre në qytetin e Mariupolit, tha sot presidenti rus, Vladimir Putin, në një telefonatë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Sipas një postimi në Telegram të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, të dy krerët diskutuan “zhvillimet aktuale” në Ukrainë, me fokus në përpjekjet humanitare.

Në lidhje me Mariupolin, Putin “theksoi se për të zgjidhur situatën e vështirë humanitare…militantët nacionalistë ukrainas duhet të ndalojnë rezistencën dhe të lënë armët”.

Një zyrtar nga presidenca franceze tha se Macron ngriti temën e kryerjes së një misioni humanitar në Mariupol.

Përveç kësaj, të dy udhëheqësit diskutuan pagesat e rublave për furnizimet me gaz rus në Bashkimin Evropian, shkruan BBC./21Media

Back to top button