Horoskopi ditor, 30 mars 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Është koha të hidheni në veprim nëse pëlqeni dikë. Në punë jeni shumë konkurrues, kjo mund të jetë një avantazh, por gjithashtu krijon tensione.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Këto ditë do të jenë tepër interesante nga këndvështrime të ndryshme, sidomos në dashuri, ka mundësi të përjetoni ndjesi më të mira. Ndërsa nëse keni një biznes të pavarur, bëni kujdes.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Të mërkurën do të ndiheni të lodhur, sidomos nëse bëhet fjalë për romancë. Bëni kujdes nëse po jetoni një histori dashurie me Shigjetarin dhe Peshqit. Edhe në punë duhet durim.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Të mërkurën mund të keni një takim që mund të përfundojë në një natë pasionante. Në punë, ekziston mundësia që të hiqni dorë nga një projekt ose të largoheni nga pozicioni që keni bërë prej kohësh.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

E mërkura një ditë e çuditshme për dashurinë, por ky muaj do të përfundojë me ndjesi të mirë. Edhe në punë bëhuni gati për takime dhe propozime të reja.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Lërini provokimet të kalojnë sikur nuk i vini re ose rrezikoni të kaloni një ditë e keqe në dashuri. Në punë mund të ndiheni të shqetësuar.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Falë ndikimit të Venusit dhe Marsit, mund të rikthehet një romancë e së shkuarës. Në punë, ata që kanë nisur një rrugë të re duhet të vazhdojnë pa frikë, pavarësisht se mund të ketë diskutime.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Ndikimi i Hënës do ju sjellë momente emocionuese. Në punë mbani larg ata që duan t’ju nervozojnë. Këto 48 orë janë thelbësore për të bërë një propozim.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Në dashuri është mirë të tregoheni të kujdesshëm, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Në punë shtyni propozimet, sidomos ato që duken tepër ambicioze.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Nëse jeni në një lidhje, duhet të përballoni të gjitha diskutimet. Në punë, veçanërisht në nivelin ekonomik, ka diçka që nuk shkon. Çështjet e rëndësishme duhet të zgjidhen.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri nuk duhet të nënvlerësoni takimet e reja. Nëse jeni të interesuar për dikë, organizoni diçka të këndshme së bashku. Në punë, lajmet që prisni do të vijnë shumë shpejt.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Falë ndikimit të Hënës do kaloni momente të veçanta në dashuri. Në punë, dëshironi të drejtoni një projekt të ri.

Back to top button