Putini me kancer, thuhet në dokumentet e rrjedhura nga Pentagoni

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke iu nënshtruar kimioterapisë dhe rrethi i tij i ngushtë mund ta përdorë sëmundjen për të komplotuar kundër tij, thuhet në dokumentet e Pentagonit që kanë rrjedhur, raporton “The Sun”.

Që nga marsi një agjent rus tha, se Putini “po vuan nga një formë e rëndë e kancerit që po përparon me shpejtësi”.

“Ai nuk ka më tepër se dy-tre vjet jetë”, tha agjenti.

Thuhet se ka edhe dhembje koke e nuk sheh shumë qartë, po ashtu “gjuha i është mpirë”.

Është raportuar edhe më herët se Putini vuan nga Parkinsoni dhe skleroza e shumëfishtë.

Thuhet se ai merr rregullisht steroide.

Kritiku i Putinit, Mikhail Khodorkovsky (59), tha në një intervistë për “Blick” në shkurt: “Nuk e di se si po ia kalon. Por, ai sigurisht nuk është i sëmurë rëndë”.

Shërbimi sekret ukrainas po ashtu kohëve të fundit kishte thënë se duhet llogaritet se Putini do të qëndrojë edhe për një kohë.

Back to top button