Putini merr një traktor për ditëlindjen e tij të 70-të

Një traktor është një nga dhuratat më të çuditshme për Vladimir Putin i cili mbush 70 vjeç.
Traktori iu dha nga aleati i tij bjellorus, Alexander Lukashenko, vendi i të cilit krenohet me një traktor që punon.
Lukashenko konfirmoi lajmin teksa vizitoi qytetin e lindjes së shokut të tij, Shën Petersburg.
Të premten, aleatët e tij dhanë lëvdata dhe dhurata për njeriun që ka udhëhequr Rusinë, qoftë si president apo kryeministër, për më shumë se dy dekada, transmeton rtv21.tv.
Lukashenko, i vetëquajtur “diktatori i fundit” i Evropës, i cili ka qenë në pushtet edhe më gjatë se lideri rus (që nga viti 1994) dhe administrata e të cilit është gjithashtu nën sanksionet perëndimore, shkoi në Shën Petersburg me një certifikatë dhuratë për automjetin e prodhuar në Bjellorusi.

Nuk ishte menjëherë e qartë se si Putin iu përgjigj dhuratës me rrota të mëdha.
Megjithatë, është fakt që Putini është parë shpesh në traktorë tash e disa vite./21Media

 

Back to top button