Putini thotë se gazi rus duhet të paguhet në rubla nga e premtja

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se për të blerë gaz natyror rus, blerësit e huaj duhet të paguajnë me monedhën ruse.

Nga 1 prilli, ata do të duhet të hapin llogari të veçanta bankare ruse për të transferuar fonde të huaja dhe më pas banka do t’i përdorë ato për të blerë rubla, shkruan BBC.

“Nëse nuk bëhen pagesa të tilla, ne do ta konsiderojmë këtë një mospagim nga ana e blerësve, me të gjitha pasojat që pasojnë”, ka thënë ai.

“Askush nuk na shet asgjë falas, dhe ne nuk do të bëjmë as bamirësi – domethënë, kontratat ekzistuese do të ndërpriten”.

Ekonomitë e mëdha të BE-së si Gjermania dhe Italia mbështeten në gazin rus për nevoja të konsiderueshme energjetike.

Qeveria e Ukrainës ka thënë se kjo mbështetje ka ndaluar disa vende të BE-së të ofrojnë nivelin e mbështetjes së dëshiruar nga Perëndimi për të luftuar pushtimin e Rusisë./21Media

Back to top button