Qalaj: Albulena Haxhiu nuk do ta ketë votën për kryeparlamentare

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj në një intervistë për RTV21, lidhur me zgjidhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit ai thotë se Albulena Haxhiu nuk e meriton votën për kryeparlamentare.

“Mendimi im personal është që nuk do ta ketë votën, nuk e meriton, përshkak se nuk është një kandidate merituese. Ju e dini se ajo ka qenë ministre e Drejtësisë”, tha ai.

Ai ndër të tjerash shtoi se gjuha e ulët e Haxhiut në kuvend do ta penalizojë në zgjedhjen si kryetare e Kuvendit.

“Në diskutimet e saj në seancën e parlamentit si ministre e cila është dashtur të jepë llogari deputetëve të Republikës së Kosovës, në vazhdimësi ka bërë fyerje dhe ka përdorur gjuhë të ulët të cilat besojë që do të penalizojnë atë si kryetare të Kuvendit”, deklaroi Qalaj. /21Media

Back to top button