Qalaj: Drafti i  Asociacionit do të ndryshohet nga qeverisja e PDK-së

(Lajm i përditësuar)


Qalaj premton se nëse vijnë në pushtet do të garantohet pavarësimi operacional i policisë

Kandidati për deputet nga PDK-ja Rashit Qalaj në emisionin “Click”  tha se nëse Bedri Hamza zgjedhet kryeminsitër i Kosovës do të garantohet pavarësimi operacional.

“Nuk keni me pa kurr që ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Bddri Hamzës të përzihet në punë operacionae të Polivisë së Kosvoës”, tha ai


Qalaj: Policët riparojnë veturat zyrtare me paratë e veta

Kandidati për deputet nga PDK-ja Rashit Qalaj në emisionin “Click” në RTV21  foli për kushtet në zyrtarëve të policisë, zjarrfikësve. Ai tha se policët e Kosvës po i riparojnë veturat zyrtare me paratë  e veta.

“Ata nuk kanë edhe çështjen më elementare që është dimrit, antifrizin , pra jemi në një situatë shumë të keqe që nuk ka qenë kurrë. Dhe paramendoni dinjitetin e një polici e një ushtari që duke ecur rrugës përshëndet qytetarët e në debatet televizive flitet për gjendjen e tij, është degradim i dinjitetit”, tha Qalaj duke u zotuar se nëse vijnë në pushtet nuk do të dëgjohet asnjëherë për këtë problem.

Më tej ai përmendi edhe mungesat e unfiormave për policinë.  Ai tha se për këtë duhet të mbahet përgjegjësi, madje sipas duhet të bëhet ndjekje penale ndaj a tyre që kanë sjellë policinë deri në këtë pikë


Qalaj: Drafti i  Asociacionit do të ndryshohet nga qeverisja e PDK-së

Kandidati për deputet nga PDK-ja Rashit Qalaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se subjekti ku ai bën pjesë konsideron se drafti evorpian i asociacionit  është version i degraduar.

“Për shkak se përmban elemente që për ne janë të papranueshme si# është rezoluta që më të vërttetë 1244 e cila është pengesë në funksionimin e çifarëdo institucioni që krijohet ..edhe Hamza në depatet televizive i ka diskutuar gjerë e gjat ëduke theskuar se me PDK-në do të kemi një qasje që edhe elementet të cilat janë pengesë për funskionimin e shtetit të Kosovës të hiqen nga drafti aktual dhe normalisht që këto bëhen me anën e diskutimit me partnerët tanë”tha Qalaj.


Qalaj : Rikthimi i besimit të partnerëve te Kosova ndikon në shpejtimin e anëtarësimit të saj në NATO

Kandidati për deputet nga PDK-ja Rashit Qalaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kosova e ka të rëndësishme fillimisht në kthjmin e besimit të partnerëve.

“Meqenëse ne e kemi besimin me partnerët tanë shumë të lënduar dhe mendoj që një qasje e duhur e qeverisë në raporton me partnerët tanë do të ndihmojë në shpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, mirëpo kjo nuk varet kryesisht vetëm nnga vullneti dha gatishmëria e Kosovës por është një çështje me komplekse varet  edhe nga ndrsyhimet gjeopolitike dhe rrethanat që na rrethojnë. Mirëpo çka duhet të bëjmë është që duhet të përgatiemi sa më seriozisht në aspektin edhe ushtarak për  t’u anëtarësuar në NATO.”, tha Qalaj.


Qalaj: Qeveria ka dëmtuar skajshmërisht raportet me SHBA-në

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Rashit Qalaj në “Click zgjedhjet” në RTV21 komentoi raportet e Kosovës me SHBA-në.

Duke komentuar deklaratën e fundit të Grenell i cili ka thënë se raportet e Kosovës me SHBA-në janë në pikën më të ulët për shkak të qeverisë së Kosovës.

“Këto deklarata të reja të akterëve të vjetër nuk janë asgjë tjetër veçse ripërsëritje e të gjitha tyre komenteve negative që kanë ardh nga SHBA-ja edhe nga administrata e Biden edhe administrata e re që marrëdhëniet në mes të shtetit të Kosovës dhe SHBA-së nuk janë as për së afërmi ato që kanë qenë dikur për shkak të një kokfortësie tonën dhe një veprimi jo të matur kur them tonën i referohem Qeverisë së Kosovës dhe kemi dëmtuar skajshmërisht raportet me partnerit tonë kryesor strategjik i cili ka hise në shtetndërtimin tonë”, tha Qalaj./21Media

Back to top button