Qëllohet për vdekje një person në Batllavë

Një 41 vjeçar me inicialet G.B ka vdekur sot në Batllavë të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se G.B është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari B.B(47 vjeç) dhe si pasojë e plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë.
Sipas Ahmetit, B.B është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gërdovc të Podujevës, të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në këtë rast.
“Sot rreth orës 08:00, në fshatin Gërdovc të Podujevës, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ndodhur sot në fshatin Batllavë, të Podujevës. Personit të dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë Ahmeti.
Rasti po hetohet./21Media

Back to top button