Qemajl Aliu nga VV-ja tregon se a ka menduar për ndonjë koalicion për ta fituar Shtimen

Kandidati nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka treguar se a ka menduar për ndonjë koalicion për ta fituar Shtimen.
“Duke qenë PDK e vetmja parti në pushtet për 22 vite, i bije që partitë tjera kanë qenë opozitare, logjika çon që partitë tjera jashtë balotazhit do ta përkrahin VV-në”, tha Aliu.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media

Back to top button