Qemajl Aliu premton deri 100 bursa për nxënësit dhe studentët e Shtimes

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka treguar planet e VV-së për arsimin në Shtime.
“Ne do ua rikthejmë arsimin profesionistëve. Do të kemi 50 bursa në vitin e parë të mandatit tonë me tendencë që të shkojmë deri në 100 bursa”, tha Aliu.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media

Back to top button