Qendrat e votimit në Serbi janë mbyllur

Qendrat e votimit në Serbi janë mbyllur në orën 20:00. Të gjithë ata që ndodhen në Braç do të mund të votojnë pas orës 20:00.
Qytetarët e Serbisë sot votuan për presidentin dhe përbërjen e re të parlamentit.
Njëkohësisht në disa bashkësi lokale janë mbajtur gjedhjet për organet e vetëqeverisjes lokale.
Në mënyrë të organizuar me disa autobusë qytetarët serb të veriut të Kosovës janë nisur mëngjesin e sotë nga stacioni i autobusëve i cili gjendet në Mitrovicën e Veriut.
Kujtojmë se zgjedhjet serbe nuk janë lejuar qe të mbahen në Kosovë ndërsa të ashpra kanë qenë reagimet e shtetit të Serbisë karshi këtij vendimi./21Media

Back to top button