Qeni vret me armë gjahu pronarin e tij
Një burrë ka vdekur pasi një qen shkeli një pushkë dhe e qëlloi nga pjesa e pasme e një kamioni në shtetin amerikan të Kansasit.
Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, është gjetur në sediljen e pasagjerit, pasi është goditur nga një plumb në shpinë.
30-vjeçari nuk arriti të shpëtohej dhe vdiq në vendngjarje pranë Geuda Springs.
Shefi i departamentit të zjarrfikësve në Wellington, Tim Hay, tha se një person tjetër u gjet i lënduar në sediljen e shoferit.
Zyrtarët shtuan se aksidenti duket se ka qenë i lidhur me gjuetinë, me furnizime të gjetura në pjesën e pasme të automjetit.
“Një qeni që i përkiste pronarit të kamionçinës shkeli pushkën, duke shkaktuar shkarkimin e armës”, tha zyra e Sherifit të Qarkut Sumner në një deklaratë për mediat lokale.
Hetimi është në vazhdim, por nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një aksident gjuetie./21Media