Qentë e Bidenit largohen nga Shtëpia e Bardhë

 

Qentë e Joe dhe Jill Biden janë larguar nga Shtëpia e Bardhë pasi qeni i ri, Major, thuhet se kafshoi një agjent sigurie.

Sipas mediave amerikane, kafshët shtëpiake janë dërguar përsëri në shtëpinë e familjes Biden në Wilmington, Delaware.

Biden adoptoi Majorin tre vjeç në vitin 2018. Ai u bë qeni i parë nga një strehë kafshësh që jetonte në Shtëpinë e Bardhë, transmeton rtv21.tv.

Qeni tjetër i tyre, Champ, është 13 vjeç.

Burime anonime i thanë CNN se Majori kishte qenë duke kërcyer, duke lehur stafin dhe sigurinë e Shtëpisë së Bardhë.

Të dy qentë u zhvendosën në Shtëpinë e Bardhë katër ditë pas presidencës së Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë ka një histori të gjatë me kafshët shtëpiake, megjithëse Donald Trump ishte presidenti i parë në më shumë se 100 vjet që nuk kishte një qen./21Media

Back to top button