Qeveri e re apo zgjedhje?

Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar për këtë javë takime me subjekte politike për të krijuar shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë. Zyrtarët e LVV-së kanë thënë për rtv21 se e kanë pritur përfundimin e balotazhit për të planifikuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Konjufca. Por, analisti politik Avni Arifi vlerëson se Konjufca nuk ka pasur ndonjë përpjekje serioze këtyre ditëve për të krijuar shumicën e nevojshme. Prandaj, siç tha, zgjedhjet janë të paevitueshme.
‘’Glauk Konjufcën nuk kam parë që ka interesim. Uuk e kam parë që ka komuniku me partitë politike, përvec nëse kanë kontrabandu ndonjë deputet. Zgjedhjet janë të paevitueshme sepse nuk ka rrugëdalje tjetër”.
Mandatari i parë Albin Kurti kishte arritur t’i marrë vetëm 56 nga 61 vota sa duhet për formimin e Qeverisë. Edhe mandatari i dytë Glauk Konjufca nuk ka arritur ta rris numrin e votave, tash për tash. Përveç 48 votave të deputetëve të LVV-së, Konjufca ka siguruar edhe 8 nga 10 votat e minoriteteve jo serbe. Analisti Lutfi Bilalli, nuk është opotimist se Konjufca mund t’i sigurojë edhe 5 votat sa janë të nevojshme për formimin e Qeverisë.
‘’Nuk ka rrugë tjetër. Të gjitha rrugët të çojnë kah KQZ-ja. Këto zgjedhje locale kanë treguar se kampi i partive ish-opozitare mund të dalin fituese”, tha Bilalli për rtv21
Presidentja Vjosa Osmani kishte deklaruar pas një takimi me liderët e partive politike se do të bëjë çmos për evitimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, sipas Avni Arifit kjo nuk varet nga vullneti i presidentes, por nga vullneti i subjekteve politike.
Avni Arifi, analist politik
‘’Vjosa është asistente administrative e Kurtit…”.
Ndërkohë, Lutfi Bilalli, tha se janë dy skenarë që subjektet politike mund të përdorin për formimin e Qeverisë.
=
‘’E para është që ka pak gjasë gjuetia për të marrë deputetë nga kapmi tjetër, dhe e dyta është që të gjendet një consensus që të arrihet një marrëveshje politike. Marrëveshja të jetë e tillë që deri në mars kur është koha për zgjedhjen e presidentit të ri”, u shpreh Bilalli.
Lëzivja Vetëvendosje ka vlerësuar se propozimi për mandatar i Glauk Konjufcës është kompromis shumë i madh për këtë subjekt politik, prandaj presin që partitë e ish-opozitës ta marrin parasysh dhe të votojnë për të. Por, Albin Kurti nuk ka mundur të propozohet për mandatar për herë të dytë, sepse këtë nuk e lejon Kushtetuta që një kandidat të mandatohet dy herë./RTV21/21Media