Qeveria blen aparatura mjekësore me paratë e fondit të diasporës

 

Pas dy javësh mbledhje online, ekzekutivi të premten i është rikthyer marrjes së vendimeve në objektin qeveritar. Aty kryeministri, Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij miratuan Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Financimit e Subjekteve Politike, i vazhduan mandatin edhe për gjashtë muaj komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish dënuarve dhe përndjekurve politikë, si dhe emëruan bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore. Po ashtu, qeveria ndau 360 mijë euro nga Fondi i Diasporës krijuar nga Qeveria Kurti për aparatura shëndetësore.

Sa i përket ndarjes së Fondit të Diasporës në blerjen e aparaturave shëndetësore, zëvendësministri, Agim Krasniqi tha se kjo është zgjidhja më e mirë edhe për vet diasporën.

“Një pjesë të fondeve i kemi ndarë në rishikim të buxhetit si dhe një pjesë të këtyre fondeve të përdoret për qëllime që ia dhënë. Ne kemi menduar që më e mira është edhe në raport me diasporën që këto mjete saktësisht të specifikohen për aparatura të caktuara në mënyrë që t’i përgjigjemi edhe diasporës. Saktësisht të dinë edhe ata çka është bërë me mjetet e tyre. Në bashkëpunim edhe me ministrinë këta kanë qenë të gatshëm të ekzekutojnë menjëherë në blerjen e këtyre aparaturave”, u shpreh ai./21Media

 

Back to top button