Familjarët e pacientëve flenë në oborrin e spitalit

 

Familjarët të sëmurëve qëndrojnë me ditë në ambientet e jashtme të QSUT për t’i qëndruar pranë të afërmve të tyre që janë të shtruar në spital

Ora News informon se disa familjarë kanë 10 ditë që presin e të tjerë 28 ditë. Familjarët flenë jashtë në lulishten e spitalit apo në makina.

Jo vetëm në QSUT, por edhe në spitalin infektiv ku ndodhen të prekurit nga Covid 19 ka një numër të konsiderueshëm të afërmish që presin jashtë për informacion për gjendjen shëndetësore apo për të i’u dërguar ushqime familjarëve të tyre.

Sot në Spitalin “Shefqet Ndroqi” është ulur trau dhe familjarët nuk lejohen të hyjnë as në ambientet e jashtme të spitaleve.

Autoritetet policore u kanë kërkuar familjarëve që të shpërndahen. Kjo kërkesë, sipas policisë ka ardhur për të shmangur grumbullimet që mund të jenë burime rreziku për përhapjen e Covid 19./oranews

Back to top button