Qeveria britanike i mbijeton votës së mosbesimit

Kundër rrëzimit të qeverisë ishin 325 deputetë ndërkaq për votuan 306

Deputetët britanik nuk e miratuan votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May.

325 deputetë votuan pro saj, ndërsa 306 ishin kundër.

Ky votim vjen vetëm një ditë pasi që Theresa pësoi humbjen më të madhe parlamentare ndonjëherë, pasi që parlamenti votoi kundër marrëveshjes së saj për largim nga BE-ja. Kundër marrëveshjes kanë votuar 432 deputetë, ndërsa 202 ishin pro.

Pas votimit u deklarua edhe kryeministrja Theresa May, e cila tha që pasi që parlamenti shprehu besim në qeveri, qeveria do të garantojë prosperitetin dhe fuqizimin e vendit.

May tha se qeveria e saj do të mbajë premtimin që iu ka bërë qytetarëve për të vazhduar me procesin e Brexitit./21Media

Back to top button