Haradinaj takoi bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, premton përkrahje

Qeveria do të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot takoi bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, ku u zotua se Qeveria do të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator dhe ai mund të llogaris tërësisht në ekspertizën të cilën e posedojnë të gjithë mekanizmat dhe sektorët e shtetit.

“Me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe afateve për procesin e dialogut, takova sot bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të votuar në Kuvend, së bashku me grupin e ekspertëve të Zyrës së Kryeministrit. Qeveria e Kosovës ka ndërtuar një ekip dinamik të ekspertëve që ka përgatitur materien gjithpërfshirëse, të gjallë, të hapur për debat, që procesi i Dialogut ndërmjet dy shteteve të jetë transparent. U zotova se Qeveria do të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator dhe ai mund të llogaris tërësisht në ekspertizën të cilën e posedojnë të gjithë mekanizmat dhe sektorët e shtetit”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë dje ka mbajtur takimin e parë ku u bë e ditur se bashkë-kryesues i ekipit negociator do të jenë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti./21Media

Back to top button