Qeveria e Kosovës në kontakt me QUINT-in dhe Zyrën e BE-së për ndalimin e Trajkoviqit

Pas ndalimit për disa orë të Rada Trajkoviqit këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, ky i fundit i ka kërkuar kabinetit qeveritar që Trajkoviqit t’i mundësohet lëvizja e lirë.
“Dje këshilltarja ime duke ardhur nga drejtimi i Beogradit në vendkalimin kufitar në Merdar është ndaluar 4 orë në hyrje. Ka pasur takime të caktuara edhe me ambasadorin Hovenier. Prapë është ndaluar dhe deri në këto momente kur po flas është ende e ndaluar atje. Atje është qe 14 orë, arsyetim juridik nuk kanë, i kanë marrë dokumentet dhe ajo pret. Dua t’ju lus e di që nuk është në kompetencën tonë, por të dërgoni një shkresë qysh sot nga kabineti anëtarëve të QUINT-it të shprehni lutje për të biseduar me kolegët e tyre në Beograd që çështjet e tilla të mos ndodhin. Ju lus nëse dini ndonjë mënyrë tjetër, përveç komunikimit parimor, unë nuk e di çfarë mund të bëjmë tjetër”., tha ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Sa i përket të saj, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha sot se i janë drejtuar Zyrës së BE-së.
“Me të marrë informacionin sot në mëngjes që këshilltarja mbahet në kufi dhe nuk lejohet lëvizja e saj, përmes zyrës sonë në Beograd kemi ndërmarrë të gjithë hapat zyrtarë për informimin e Zyrës së BE-së që është garancë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës brenda BE-së. Zyra jonë është aktive për të siguruar lëvizje. E di që edhe ambasadat e QUINT-it që i kam kontaktuar, janë në lëvizje edhe në Beograd edhe në Prishtinë dhe po shpresoj se do jetë kohë e shkurtër deri kur ajo të mund të lëvizë”, deklaroi Gërvalla.
Kurse, kyreministri  Albin Kurti tha se lidhur me këtë do të shoh se çfarë mund të bëjë sot paradite./21Media

Back to top button