Sulm me bombë në Turqi, plagosen 9 persona

Një sulm me bombë ndodhi herët në mëngjes në Dijarbakir, në Turqinë juglindore, kur një mjet shpërthyes shpërtheu në një makinë bombë teksa kalonte një autobus që transportonte oficerë policie.
Informacionet e para nga mediat turke raportojnë se nga shpërthimi janë plagosur 9 persona, nga të cilët 8 janë policë. Në këtë fazë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sulmi vjen një muaj pas shpërthimit në qendër të Stambollit që shkaktoi vdekjen e tetë personave. Turqia fajësoi rebelët separatistë kurdë për sulmin, por ata nuk nuk morën përgjegjësinë./21Media