Qeveria e Kosovës pas 10 ditësh kalon në Qeveri në detyrë

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Vullnet Bugaqku ka deklaruar për RTV21 se ankesat dhe vendimet për rinumërimin e kutive të votimit vetëm sa e prolongojnë procesin e certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe rrjedhimisht ardhjen e qeverise se re sidomos kur pas 20 marsit i skadon afat edhe i qeverisë por edhe i kuvendit.

“Normalisht se rinumërimi i 50 kutive të votimit merr kohë të paktën 1 javë ditë, shto pjesën e ankesave pas kësaj dhe kësisoj nuk dihet se kur do të kemi rezultate përfundimtare nuk dihet kur do të kemi certifikim të rezultateve shto faktin që me 20-22 mars i skadon mandati qeverisës”, tha Bugaqku./21Media

Back to top button