Qeveria e Maqedonisë në ndihmë Shqipërisë

Qeveria dërgon edhe ekipe shpëtimi në zonat e prekura

Qeveria e  Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori vendimin që të ndahen 6 milion denarë (rreth 100 mijë euro) si ndihmë fillestare dhe mbështetje për sanimin e dëmit nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

“Qeveria e Republikës së  Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori vendimin që të ndahen 6 milion denarë si ndihmë fillestare dhe mbështetje për sanimin e dëmit nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë. Për të rritur ndihmën për Shqipërinë, në drejtim të këtij shteti janë nisur edhe ekipe shpëtimi të cilët janë të përbëra prej 30 personave, të cilët do të jenë pjesë e aksioneve për shpëtim dhe dhurimin e ndihmës së parë për popullatën në zonat që kanë pësuar. Në këtë ndihmë fillestare është kyçur edhe ekip special me makineri të cilat do të angazhohen me aksione të koordinuara”, thonë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut./21Media

Back to top button