Shkupi dërgon ekip special dhe dron termik për Shqipërinë

Komuna e Çairit do t’i ndajë 720 mijë denarë

Qyteti i Shkupit ka dërguar ekip të pajisur me dron dhe kamera tërmale për gjetjen e viktimave të mundshme nëpër rrënoja, një dron pa pilot që bën identifikimin 3D të terrenit dhe një ekip tjetër prej 4 zjarrfikësve.

“Po bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në këto kohë tragjike”, shkroi Shilegov në Facebook.

Po ashtu edhe Komuna e Çairit miratoi vendimi të ndajë një shumë parash prej 720 mijë denarë për të ndihmuar viktimat nga tërmeti në Durrës dhe vetëve përreth, raporton TV21.

Nga Komuna e Çairit njoftojnë se në aksion për të ndihmuar shtetin fqinjë janë kyçur edhe kompani të shumta nga Vizbegu që do të ndihmojnë me materiale mjete dhe produkte. Ndërkaq kryetari i Komunës së Çairit propozoi edhe themelimin e Këshillit për emergjencë nga një përfaqësues të të gjitha partive. Edhe kjo pikë kaloi me 19 vota pro dhe asnjë kundër nga Këshilli i komunës./21Media

Back to top button