Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria e përkrah hapjen e urës së Ibrit

Vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës për hapjen e Urës së Ibrit e ka përkrahur sonte Qeveria e Kosovës.

Qeveria thekson se paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës në çdo vendbanim.

“Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”,  thuhet në përgjigjen që Qeveria i ka dhënë televizionit publik të shtunën.

Ndryshe, emisari special i BE-së, Mirosllav Lajçak, duke folur për këtë vendim, ka theksuar se nuk është koha për ta hapur Urën e Ibrit.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button