Qeveria gati deri në mesnatën e së mërkurës
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev shpreson se deri në mesnatën e së mërkurës, vendi do të ketë qeveri të re
Ai theksoi se reforma më urgjente, menjëherë pas formimit të qeverisë, do të jetë heqja e testimit ekstern dhe rritja e pagës minimale, shkruan TV21.TV
“Pres që deri të mërkurën në mesnatë të zgjidhet Qeveria, ndërsa masa e parë do të jetë heqja e testimit ekstern dhe rritja e pagës minimale”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai sot ishte në prokurorinë e Shkupit për krim të organizuar dhe korrupsion, ku dha dëshmi pasi që partia e tij parashtroi padi penale kundër katër deputetëve të VMRO-DPMNE-së për konflikt interesi, përkatësisht, në të njëjtën kohë kanë ushtruar edhe funksione ministrore./21Media