Qeveria gjermane refuzon kërkesën e CDU-së

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) hodhi poshtë propozimin e CDU-së

Qeveria gjermane hodhi poshtë të hënën kërkesat e politikanëve drejtues të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) për futjen e ligjit për islamin, i cili do të rregullonte jetën fetare të myslimanëve dhe institucioneve fetare islame në Gjermani.

“Në Gjermani, qeveria me kushtetutë ka garantuar lirinë e fesë. Qeveria federale beson se kjo liri merr një pozitë të lartë në shoqëri dhe për këtë arsye nuk do të merret me ligjin për Islamin,” tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.

Ai shtoi se që dhjetë vjet Konferenca Islamike shërben për shkëmbimin e përvojave në mes të përfaqësuesve të organizatave islame dhe politikës gjermane, dhe është pjesë e këtij institucioni për të trajtuar “çështjet e diskutueshme”.

Disa politikanë kryesorë të CDU në fundjavë ishin për futjen e ligjit për islamin, i cili do të rregullonte më tej punën e bashkësisë fetare islame në Gjermani. Nënkryetarja e CDU-së, Julia Kloeckner beson se ligji është i nevojshëm për shkak të kontrollit më të mirë të organizatave, të cilat financojnë xhamitë dhe komunitetet fetare.

Partneri i koalicionit të CDU-së në nivelin federal, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) hodhi poshtë propozimin e CDU-së, si dhe partia opozitare Të Gjelbrit, e cila ka paralajmëruar se ligji mund “të shkojnë në dëm të pakicave” në vend.

Back to top button