​Qeveria Hoti nesër mban mbledhje

 

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të mbledhë nesër në takim ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

Zyra e Kryeministrisë nuk ka dhënë detaje mbi temat që pritet të diskutohen në këtë mbledhje, e cila fillon nga ora 8.30.

Mbledhja e Qeverisë përkon me vizitën në Kosovë të emisarit të presidentit Donald Trump për dialogun Richard Grenell si pjesë e një delegacioni shtetëror amerikan, i cili do të vizitojë edhe Serbinë, Greqinë dhe Izraelin, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik.

Kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar takimin me delegacionin e Qeverisë amerikane, por ka thënë se më shumë detaje do t’i bëjë të ditur gjatë ditës së nesërme.

Back to top button