Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

 

 

Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët” në lagjen Gjorçe Petrov.

Tifozët duke shikuar drejt tyre u brohorisnin thirrje që përmbante gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Pasi dasmorët zbritën nga veturat, tifo grupi u shpërnda.

Nuk dihet se cili është epilogu i këtij rasti, pasi ende po punohet në zbardhjen e tij.

Janë identifikuar 16 persona dhe po kërkohen edhe të tjerë, ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme premton se do të parashtrohen kallëzimet penale për kryerësit e veprës penale.

Ministria e Punëve të Brendshme do të ketë tolerancë zero për rastet e tilla kështu që do të punohet intenzivisht dhe seriozisht që të sanksionohen kryerësit”, theksoi Suzana Praniq Talevska, zëdhënëse e MPB-së.

Thirrje të tilla pati edhe para disa ditësh në qendrën e Shkupit.

Edhe për këtë rast MPB premtoi se do të parashtrohen kallëzime penale.

Këtë konferencë MPB e kishte caktuar për dy aksione që ishin realizuar në Kumanovë për të kapur emigrantë dhe në Kërçovë për anti-drogë.

Por, sigurojnë se me këto aksione nuk kanë për qëllim të vendosin nën hije rastin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

Jo ato, aktivitete janë të planifikuara, të pavarura dhe të rregullta”, u shpreh Praniq – Talevska./TV21

Back to top button