Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria i reagon QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së: Shpronësimet vlerësohen nga ligjshmëria jo nga etnia

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj kritikave të vendeve të QUINT-it, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së për shpronësimin e tokave në veri të vendit.

Në reagim Qeveria thotë se deklarata ee këtyre shteteve konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argumente.

“Shprehim shqetësimin tonë që deklarata i referohet shpronësimit në disa komuna të Kosovës si ‘komuna me shumicë serbe’. Komunat në Kosovë kanë emra të veçantë e përkatës dhe qeveria nuk u referohet si komuna me shumicë shqiptare, serbe, turke etj. pasi kjo nuk është në përputhje me karakterin multietnik të kushtetutës së Kosovës. Shpronësimet duhen vlerësuar për nga ligjshmëria, të drejtat e njeriut dhe interesi publik e jo për nga përkatësia etnike e qytetarëve”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

QUINT-it, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së përmes një deklarate të përbashkët thanë se: “Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button