Qeveria ia numëron top 5 ngjarjet vetes

Qeveria e Kosovës ka numëruar sukseset që sipas saj ka shënuar gjatë javës së kaluar.
Sipas Qeverisë disa nga sukseset e saj të javës janë: Ekzekutimin e shtesës prej 100 euro për pensionistë, hapja e aplikimit për mbështetje për 100 euro për studentë, vendosja e gurthemelit të shkollës në Ponoshevc të Gjakovës.
“Ekzekutohet shtesa prej 100 euro për 233 mijë pensionistë. Kjo është hera e tretë në 12 muajt e fundit që pensionistët përfitojnë nga mbështetja e Qeverisë. Hapet aplikimi për studentë për mbështjetjen prej 100 euro nga Pakoja për Përballje me Inflacionin. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që studentët përfitojnë nga mbështetja e Qeverisë. Vendoset gurthemeli i shkollës në Ponoshec dhe i çerdhes në lagjen Rezinë të Gjakovës. Të dyja këto investime të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, thuhet në postimin e Qeverisë./21Media

Back to top button