Pritet të votohet për vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale

Kuvendi i Kosovës të hënën nga ora 10:00, do të vazhdojë seancën plenare me pikat e papërfunduara në seancën e javës së kaluar.
Në rend dite është votimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky Projektligj është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar.
Gjatë shqyrtimit deputetët opozitarë kanë shprehur kritika ndaj projektligjit, teksa e kanë kualifikuar atë si antikushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë të Kosovës. Përkitazi me këtë, ata i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta tërheqë projektligjin.

Back to top button