Qeveria jep dorëheqje për një gabim

 

Qeveria e Holandës në krye me  Mark Rutte  ka dhënë  dorëheqje  pasi mijëra familje u akuzuan gabimisht për mashtrim nga përfitmi i ndihmave për fëmijë dhe u thanë  atyre të paguanin para.

Familjet pësuan një “gabim të pashembullt”, me zyrtarët e taksave, politikanët, gjykatësit dhe nëpunësit civilë duke i lënë ata të pafuqishëm, përcjell portali rtv21.tv

Shumë prej të prekurve ishin me prejardhje emigrante dhe qindra ishin zhytur në vështirësi financiare.

Rutte ia paraqiti mbretit dorëheqjen e kabinetit.

“Njerëzit e pafajshëm janë kriminalizuar dhe jeta e tyre është shkatërruar,” u tha ai më pas gazetarëve, duke shtuar se përgjegjësia për atë që kishte shkuar keq ishte mbi kabinetin.

Vendimi “unanim”, marrë në një takim kabineti në Hagë, vjen në një moment kyç në pandeminë Covid-19.

Holanda ka shkuar në bllokim dhe ministrat janë duke konsideruar masa më të ashpra për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Qeveria do të qëndrojë në një rol të përkohshëm për të trajtuar pandeminë deri në zgjedhjet parlamentare në mars, por Ministri i Ekonomisë Eric Wiebes është larguar me efekt të menjëhershëm për rolin e tij në skandal. I pyetur nëse dorëheqja e kabinetit ishte thjesht simbolike, Z. Rutte ishte i prerë se nuk ishte.

Kjo nuk është hera e parë që një qeveri Hollandeze jep dorëheqjen për një gjest të përgjegjësisë kolektive. Në 2002, kabineti u dorëhoq pasi një raport kritikoi ministrat dhe ushtrinë për dështimin për të parandaluar masakrën e muslimanëve në Srebrenica gjatë luftës në Bosnjë shtatë vjet më parë./21Media

 

Back to top button