Qeveria ka paraparë ndërtimin e dhjetë shtëpive në lagjen ‘Kroi i Vitakut’

 

Në debatin parlamentar për problemet e shqiptarëve në veri të vendit, lidhur me pengesat që i kanë për kthim në pronat e tyre dhe për t’i rinovuar ato, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për shënuar përparim në çështjen e ndërtimit të shtëpive atje, të cilat i ka paraparë buxheti i Ministrisë së Punës.

“Ju njoftojmë se në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është paraparë ndërtimi i dhjetë shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut si dhe ndërtimi i kulmeve të shtëpive në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’ por duhet pajtuar që deri më tani nuk ka ndonjë progres por zotohemi që do të angazhohemi që të lëvizim në këtë drejtim”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se integrimi i plotë mund të ndodh vetëm kur komunitetet bashkëjetojnë lirshëm dhe veprojnë në mënyrë të organizuar brenda institucioneve legjitime.

“Qeveria e Kosovës mbetët e përkushtuar në përkrahjen dhe fuqizimin e organeve të këtyre komunave, sidomos mekanizmave të demokracisë drejtpërdrejt dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë. Integrimi i plotë mund të ndodh vetëm kur komunitetet bashkëjetojnë lirshëm, veprojnë në mënyrë të organizuar brenda institucioneve legjitime të cilat bazën e funksionimit duhet ta mbështesin në rend dhe ligj. Zbatimi i parimeve të kartës evropiane për qeverisje lokale do të jetë shtyllë kryesore e punës mbi të cilat u ndërtua vizioni i funksionimit të pushtetit lokal në Kosovë”, tha ai.

Back to top button