Qeveria Kurti shkarkoi zv/drejtorin e AShNA-s që ishte emëruar në kohën e Qeverisë Haradinaj
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Shpetim Selmanajn nga pozita e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror.
Vendimi është marrë dje gjatë mbledhjes së ekzekutivit.
Selamanaj ishte zgjedhur zëvendësdrejtor për shërbime administrative-financiare në AShNA në vitin 2018 në kohën kur kryeministër ishte, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në atë kohë kishte pranuar se Shpëtim Selamanj ka qenë koleg partie nga AAK-ja.
“E vërtetë është, ka qenë koleg një kohë të gjatë, kemi rrugëtu bashkë, por jo, këto selektimet i kanë proceset e veta, por ja nuk vjen si rezultat i këtij ndikimi. Unë nuk i di kushtet dhe proceduar se si ka ardh deri aty, por e vërteta është që ka qenë pjesë e ekipës sonë”, kishte thënë Haradinaj./kallxo

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?