Qeveria lavdohet për ekonominë, ekspertët thonë është propagandë

U lavdua shumë për zhvillim ekonomik. Madje tha se rritja mesatare ekonomike për dy vitet e qeverisjes së tij është rreth 7 për qind. Madje Albin Kurti nuk hezitoi të thotë se Kosova nën udhëheqien e tij ka pasur ringjallje ekonomike si shkak i qeverisjes së tij të mirë.

“Rritja mesatare ekonomike në këto dy vjet ka qenë rreth 7 për qind, gjë që është më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare në dy vitet tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë. Për dy vjet bushetit të shtetit i janë shtuar 760 milionë euro, kurse ekonomisë 2.1 miliardë euro. Të gjitha këto pa ndryshime të politikave fiskale, kjo si rezultat i qeverisjës së mirë”.

Megjithatë Kurti nuk foli për investime kapitale dhe ndalimin e tyre prej dy vitesh dhe madje as edhe për marrjen e mbi 37 milionë euro nga buxheti i komunave që nuk janë shfrytëzuar gjatë vititi 2021. Ish ministri i financave, Haki Shatri duke I analizuar rezultatet në ekonomi të qeverisjes Kurti tha se gjithë pohimet e tij janë propagandë. Sipas tij ekonomia është duke u dëmtuar edhe në mënyrë të tërthortë, për shkak të ndërprerjes së investimeve kapitale.

“Mundohet me nxjerr shifra, me fabriku shifra të cilat në fakt nuk e prezantojnë realitetin. Po i mbledh paret prej qytetarëve prej tatimeve me inflacion dhe kur po i mbledh po merr po i bllokon dhe po i devalvon.  Këto para që po mendon që i ka shtu për dy vjet i ka humb duke i blloku mjetet të cilat kanë qenë të destinuara për investime kapitale, tash me këto para nuk mundet me kry as gjysmën e punës që ka mujt me kry atëherë”.

Njohës tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadriaj vlerëson se kryeministri Kurti është i dobët në menaxhimin e parasë publike. Ai tha se duhet një plan i Qeverisë për një dinamikë më të shpejtë të zhvillimit ekonomik në mënyrë që vendi të dal prej kësaj situate.

“Kosova e ka kaluar edhe kohën e pandeminsë edhe të inflacionit edhe qeveria gjithmonë është arsyetur që nuk ka mjete ose po i ruan për raste krizash ndërsa sot paraqet diqka si sukses por kjo nuk është sukses, mundet me qenë sukses sipas logjikës së tyre por sukses sipas logjikes ekonomike nuk mund të ketë. Kryeministri Kurti është i sukseshëm vetëm rreth propogandës së qeverisjes së tyre por kur flasim tek qeverisja ekonomike unë vlerësoj se është dështimi më i madh si qeveri”.

Statistikisht, mbi 42 mijë qytetarë të Kosovës kanë ikur vetëm në vitin 2021 ndërkohë që numri i të ikurve u rrit posaçërisht në vitin 2022 duke arritur, sipas shënimeve deri në afër 50 mijë syresh. /Përgatiti: Lirie Dibrani, Kamera: Berat Bahtiri/ 21Media

Back to top button