Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria mban sot mbledhje

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 10:00. Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.
Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button